2013-11-10 12:37:28

Unitalsi e kremton me Papën 110-vjetorin e themelimit


Shoqata italiane, që merret me transportimin e të sëmurëve në Lurdë e në shenjtërore ndërkombëtare, themeluar nga Giovanni Battista Tomassi, mbushi 110 vjet. Kulmi i kremtimit të këtij përvjetori të madh, parë si shtegtim në shenjtërore e në shpirtin e njeriut, shenjtërorja më e madhe e Hyjit, arriti dje, në takimin me Papën Françesku. Kryetari i shoqatës, Salvatore Pagliuca, na flet pikërisht për këtë takim domethënës me Papën Françesku…

Përgjigje: - Sigurisht ishte një çast i rëndësishëm e i paharrueshëm në historinë tonë 110 vjeçare. Na bëri të lumtur. U takuam në orën 10.30 e Papa ndenji me ne deri në fund të ditës. E çka na lumturoi më shumë, ishte përshëndetja, drejtuar 1 mijë e 200 të sëmurëve, që i shoqëronim në takim. I përshëndeti gati një për një, e ky nuk mund të mos ishte shkas feste e gëzimi për të gjithë.

Pyetje: - Rita Koruzzi, një nga anëtaret tuaja, që kalon çaste të vështira, shkroi për 110-vjetorin e Shoqatës librin, titulluar “Unitalsi ma ndryshoi jetën”. Ç’përvojë jetojnë të sëmurët e vullnetarët, që marrin pjesë vazhdimisht në këto shtegtime....
Përgjigje: - Përvoja është tipike për shtegtimet: ndjehet fort fryma e bashkimit. Ndahet gjithçka bashkërisht: vështirësia, lutja, djersa. Kështu e ka shtegtimi. Aq më shumë ai, kah shenjtërorja, kah shpresa, shpirtërore e fizike. Prej këndej lind një afërsi e jashtëzakonshme, një miqësi e ngushtë, që çon në një lloj bashkëjetese. Frymë kjo, që arriti kulmin dje, pranë e rreth Papës Françesku.







All the contents on this site are copyrighted ©.