2013-11-09 15:43:57

Viti i Fesë. Don Lush Gjergji: shqiptarët mund të ungjillëzojnë me shembullin e Nënë Terezës


Viti i Fesë i shpallur nga Papa Benedikti XVI po i afrohet fundit. Mesha për mbylljen e tij do të kremtohet nga Papa Françesku, në sheshin e Shën Pjetrit, më 24 nëntor, pra, pas dy javësh. Synimi i këtij Viti ishte ungjillëzimi i ri, afrimi me Kishën e atyre, që janë larguar prej saj, por edhe ftesa për mosbesimtarët që ta njohin Krishtin. Kjo është e mundur, siç thekson vazhdimisht Ati i Shenjtë, vetëm nëse vetë të krishterët e dëshmojnë si duhet fenë e tyre. Pikërisht për këtë argument, don Marjan Paloka foli në studio me vikarin e përgjithshëm të Kosovës, don Lush Gjergji, i cili mendon se shqiptarët mund të jenë ungjillëzues të mëdhenj, sepse kanë një shembull të jashtëzakonshëm për t’i treguar botës, Nënë Terezën, misionaren e lume të bamirësisë. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.