2013-11-09 15:43:13

Shenjtorët e javës 11-17 nëntor


Më 11 nëntor përkujtohet Shën Martini i Turit. Gjesti i tij i ndarjes së mantelit përgjysmë me një të varfër është ikona më e përsosur e thirrjes së të krishterit. Të gjithë jemi nën mantelin e hyjnor të fesë, prandaj të gjithë duhet ta ndajmë jetën tonë me të tjerët, veçanërisht me më nevojtarët.
Më 12 nëntor përkujtohet shën Kazimiri, ungjillëzuesi i Polonisë. Refuzoi të gjitha përpjekjet e familjes së tij për ta mbështetur në karrierën kishtare dhe e jetoi thirrjen e krishterë jo për të fituar privilegje, por për të shërbyer. U martirizua në Poloni bashkë me pesë shenjtër të tjerë.
Më 13 nëntor përkujtohet shën Nikolla I Papë. Shmangu shkëputjen e kishave kombëtare nga kisha universale në shekullin IX dhe u bëri ballë mëtimeve të perandorit kundrejt Kishës.
Më 14 nëntor përkujtohet shën Klementini martir. Libri i Martirëve të Romës thotë se u martirizua në Herakle të Trakisë bashkë me Teodotin e Filomenin.
Më 15 nëntor përkujtohet Shën Alberti i Madh, Ipeshkëv e Doktor i Kishës. Domenikani gjerman i shekullit XIII qe filozofi, teologu e shkencëtari më i madh i kohës së vet.
Më 16 nëntor përkujtohen shën Margerita e Skocisë e Shën Gertruda. Margerita, thuhet, para se të hante vetë, ngrihej e u lante këmbët të vërfërve. U kushtonte vëmendje të veçantë me jetimëve e nevojtarëve, çohej në mesnatë për t’u lutur dhe qendiste orenditë e elterit. Në Bibliotekën e Oksfordit ruhet edhe sot e kësaj dite ungjilli që lexonte kjo shenjtore e shekullit XI.
Më 17 nëntor është e diel, dita e Zotit








All the contents on this site are copyrighted ©.