2013-11-08 20:09:44

Ambientalistët: ''Protestë kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri''


Ambientalistët kanë zhvilluar sot një protestë, përpara selisë së Kryeministrisë kundër shkatërrimit të armëve në Shqipëri.
''Jemi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Shëndeti i familjeve është i rëndësishëm. Shqipëria nuk është kosh plehrash i Europë'', theksoi Sazan Guri.
Ata kanë kërkuar nga qeveria të mos lejojë shkatërrimin e këtyre armëve në vendin tonë pasi përbëjnë rrezik për qytetarët.
Ndërsa analisti Mustafa Nano, i rikujtoi qeverisë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.
''Përpara zgjedhjeve, opozita e atëhershme që sot është mazhorancë, ngriti zërin kundër importit të mbetjeve, dhe është logjikë e çmendur të na kërkojnë të pranojmë mbetje kimik'', tha Mustafa Nano.
/Shekulli Online/S.H/










All the contents on this site are copyrighted ©.