2013-11-07 15:48:54

Lumnitë, në qendër të temave, që Papa Françesku zgjodhi për tri Ditët e ardhshme Botërore të Rinisë


Papa Françesku caktoi temat e tri Ditëve të ardhshme Botërore të Rinisë, që do t’i përgatisin të rinjtë shpirtërisht për kremtimin ndërkombëtar me Papën, i cili do të mbahet në Krakov të Polonisë, në korrikun e vitit 2016. Në vitin e ardhshëm 2014, tema do të jetë “Lum skamnorët në shpirt, sepse e tyre do të jetë mbretëria e qiejve” (Mt 5,3); në vitin 2015: “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse do ta shohin Zotin” (Mt 5,8). E së fundi, për Ditën Botërore të Krakovit 2016, tema do të jetë “Lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirë” (Mt 5,7). Të tria temat janë marrë nga Lumnitë ungjillore. Që në Rio de Zhanejro, Papa Françesku u pati kërkuar të rinjve të rilexonin “me zemër” lumnitë e ta programonin jetën sipas tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.