2013-11-05 13:58:05

I jepet lamtumira piktorit dhe skenografit Agim Zajmi


Piktori dhe skenografi Agim Zajmi është përcjellë sot për në banesën e fundit. Në nder të tij, në Universitetin e Arteve u mbajtën homazhe nga familjarë e kolegë të Zajmit, i cili është konsideruar si mjeshtri i skenografisë. 77-vjeçari ndërroi jetë ditën e dielë në Tiranë, pas një sëmundje të rëndë.

Krijimtaria e Agim Zajmit shtrihet në një hapësirë kohore 40 vjeçare me me tepër se 250 realizime skenografike në teatrot e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe me rreth 3000 kostume. Një pjesë e veprave të Agim Zajmit ruhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Zajmi lindi në Tiranë në vitin 1936, studioi Pikturë dhe Skenografi në San Peterburg, Rusi, ku u diplomua më 1961-shin. Pas diplomimit filloi punën si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, por më vonë punon kryesisht në Teatrin Kombëtar. P

rej vitit 1978 ka qenë profesor në Akademinë e Arteve të Tiranës. Në vitin 1975 iu dha titulli “Artist i Merituar”, në 1991-shin u nderua me titullin “Piktor i Popullit”.

(er.nu/BalkanWeb)








All the contents on this site are copyrighted ©.