2013-11-03 16:47:17

Dy masakra në Nigeri, me dhjetra të vdekur: sulm islamistësh mbi një grup dasmorësh dhe rrëmujë para një kishe


Dy masakra të reja gjakosën përsëri Nigerinë. 30, viktimat e sulmit të sotëm nga njerëz të armatosur, ndoshta të lëvizjes islamiste “Boko Haram”, kundër një grupi dasmorësh në veri-lindje të vendit. 28, besimtarët e vdekur për shkak të panikut në turmë, në dalje të një kishe.
Sipas disa dëshmitarëve, është edhe dhëndri ndërmjet viktimave të sulmit kundër dasmorëve, që po shkonin në qytetin e Maidugurit, kryeqytet i shtetit verior të Bornos dhe fortesë e luftëtarëve islamistë të Boko Haramit.
Në skajin tjetër të vendit, janë së paku 28, sipas shtypit vendas, besimtarët e krishterë, që mbetën të vdekur të shtunën e kaluar në mes të turmës, në përfundim të një kremtimi në shtetin jug-lindor të Anambrës. Të shumtë, edhe të plagosurit. Mijëra vetë qenë mbledhur pranë Kishës katolike të Shën Dedës, për të marrë pjesë në kremtimet e organizuara me rastin e festës së Gjithë Shenjtorëve. Nuk është ende e qartë kush e shkaktoi panikun në turmë e governatori, që arriti menjëherë në vendin e tragjedisë, njoftoi se do të zhvillohen hetime, për të sqaruar shkakun e këtij morti të ri, në një vend ku flitet aq shpesh për të vdekur e të plagosur.









All the contents on this site are copyrighted ©.