2013-11-03 16:40:49

Angola: dhunohet shtatorja e Zojës së Muximës. Ipeshkvi e dënon ashpër aktin


“Veprim i përgatitur gjakftohtësisht e poshtërsisht”. Kështu shprehet imzot Ferreira Lopes, ipeshkëv i Vianës, për dhunimin e shenjtërores së Muximës, në Angolë. Sipas Radio Ecclesia (emitente e Kishës angoliane) pak ditë më parë, 6 persona të paidentifikuar fyen e shkatërruan disa figura të Zojës së Bekuar, të nderuara në shenjtërore. Për fat, shtatorja kryesore e Zojës së Muximnës pësoi dëme, që mund të ndreqen, ndërsa figurat e tjera, nuk mund të kthehen më në gjendjen e parë. Akti i dhunshëm, pohon ipeshkvi, u krye pikërisht në ditën e përfundimit të ‘Vitit të Fesë’ në Angolë. Sapo e morën lajmin, qindra besimtarë u sulen në drejtim të kishës, për të protestuar. Ipeshkvi mundi ta qetësojë turmën, por pa harruar të nënvizojë se, përveç dëmeve materiale, autoritetet duhet të llogarisin edhe dëmet më pak të dukshme, dëmet morale, që godasin në zemër të njerëzve, duke ngjallur zemërim në gjirin e popullsië, plot me devocion për simbolet e veta fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.