2013-11-01 18:08:23

Iu kushtua projekteve shëndetësore në Ishujt Salomone “Vrapimi i Shenjtorëve”


U organizua sot në Romë, për herë të gjashtë, Vrapimi i Shenjtorëve, nismë e “Fondacionit Dom Bosko në Botë”, për të kremtuar vlerat e sportit, në Solemnitetin e sotëm. E sidomos, për të mbështetur ‘me vrap’, një projekt solidariteti. Sivjet u zgjodh “Ndihmë një skaji të largët të botës”, Ishujve Salomone. Në qendër të vëmendjes, parandalimi i sëmundjeve. Në Ishujt Salomone ka vetëm dy spitale, spitali kombëtar dhe ai “I Samaritanit të Mirë”, ndërtuar nga imzot Luçiano Kapeli me ndihmën e shoqatës “Miqtë e misionit në ishujt Salomone”. Që të dy ndodhen në ishullin kryesor, Gudalkanal. Projekti misionar lindi pikërisht për të krijuar një spial lëvizës, duke parashikuar edhe përgatitjen e personelit shëndetësor vendas, për t’iu kundërvënë sëmundjeve të Sidës, malaries, tuberkulozit e sidomos, Bakwa-së, sëmudje e rëndë lëkure, e përhapur deri në ishujt më të humbur të arkipelagut Shortlands.








All the contents on this site are copyrighted ©.