2013-10-30 15:32:21

Pas takimit me Papa Françeskun, Ambasadori Logu flet për vitet pranë Selisë së Shenjtë


Pas takimit, që pati me papa Françeskun, kemi takuar Ambasadorin e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Sh. T. Rrok Logu. Mbyllet, me këtë takim, një shtatëvjeçar plot me veprimtari e shkëmbime, që kanë përfshirë realitete të ndryshme të Selisë së Shenjtë dhe të shtetit shqiptar. Përveçse me veprimtari e marrëveshje në fusha të ndryshme, qëndrimi i ambasadorit Logu pranë Selisë së Shenjtë është i karakterizuar nga takime të rëndësishme, ndër të cilët spikasin, përveç Papëve Benediktit XVI dhe Françesku, dy ish Sekretarët e Shtetit Kardinali Sodano e Kardinali Bertone, ish Nunci Apostolik në Shqipëri Kardinali Diaz dhe Imzot Parolin, tani Sekretar Shteti.
Pas takimit me Papën Françesku, me rastin e përfundimit të shërbimit diplomatik, Ambasadori Logu na tha …RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.