2013-10-30 16:37:59

Imzot Çullikat në OKB: integrim shoqëror për të luftuar urinë në botë


Uria mund të luftohet duke kapërcyer mënjanimin shoqëror, duke promovuar drejtësinë dhe respektin për çdo njeri: ky është rekomandimi i Vëzhguesit të Përhershëm të Selisë së Shenjtë në OKB, kryeipeshkvi Frensis Çullikat në sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork.
“Uria, si të gjitha format e varfërisë, shkaktohet nga përjashtimi shoqëror”, shpjegoi e denoncoi imzot Çullikat. “Niveli aktual i prodhimit botëror është i mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë, por miliona njerëz vuajnë akoma nga uria…Ky është shkandull, në kohën kur hidhen e shkojnë kot 1,3 miliard ton ushqim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.