2013-10-29 13:21:10

Jezuitët e Sirisë dënojnë tregtarët e armëve


Për ta kuptuar e për ta ndalur konfliktin në Siri, “duhen njohur interesat e vërteta në lojë, në nivelin lokal, rajonal e ndërkombëtar, që nuk përkojnë me interesat e popullit sirian”. Ky sugjerim vjen nga mbledhja e Eprorëve Provincialë të Jezuitëve të Lindjes së Mesme e të Evropës, takuar në Romë të premten e kaluar. Në komunikatën përfundimtare, eprorët provincialë ndalen sidomos në problemin e trafikut të armëve, si faktor, që ndez e ushqen luftrat e veprimet terroriste, nga të cilat vuajnë popujt e Lindjes së Mesme. “Ne – shkruajnë jezuitët, duke përmendur Sirinë – bëjmë thirrje të ndalet furnizimi dhe shitja e armëve për palët në konflikt”. Në mesazh vihet në dukje edhe gjendja e bashkësive të krishtera, të pranishme në Siri, që nga koha e krishterimit të parë. Sipas jezuitëve, zgjidhje, që parashikojnë largimin e këtyre bashkësive, nuk janë të pranueshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.