2013-10-29 16:02:35

Don Marian Gega: Propozimi i Avokatit të Popullit është i turpshëm


Propozimi, i paformuluar zyrtarisht, por i shpallur publikisht nga Avokati i Popullit, për miratimin në parlament të një ligji mbi njohjen e martesës mes personave të së njëjtës gjini, ka ngjallur debat gjatë ditëve të fundit në Shqipëri.
Don Marian Gega, famullitar i Dajçit, i specializuar në Doktrinën Shoqërore të Kishës, e fshikullon si të turpshme këtë orvatje dhe lexon, pas saj, qëllime të dyta, si largimi i vëmendjes nga problemet reale dhe synimi i mbështetjes politike, në Bruksel, nga qarqe të caktuara, për proceset integruese të vendit. Ta dëgjojmë nga mikrofoni i seksionit shqip të Radio Vatikanit.RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.