2013-10-28 14:27:29

“Standard Ethics” rrit vlerësimin e Vatikanit: hapa përpara drejt transparencës financiare


“Standard Ethics”, agjensi e pavarur klasifikimi, bën sot të ditur se e ka rritur vlerësimin për Shtetin e Vatikanit nga “EE-“, që e kishte më parë, në “EE”. “Gjatë këtyre muajve – shkruhet në një komunikatë të agjencisë – Standard Ethics ka vënë re shkurtimin e distancës ndërmjet Shtetit të Vatikanit dhe kërkesave ndërkombëtare në fushën e transparencës e të raportimit të statistikave financiare. …Në veçanti, janë bërë hapa të rëndësishme përpara në luftën kundër riciklimit të parave, krimeve financiare dhe financimit të terrorizmit”, duke ndjekur këshillat e organeve kompetente ndërkombëtare.
Agjencia shpreh vlerësimin e saj për ligjit e fundit, miratuar më 8 tetor 2013 nga Komisioni Papnor për Shtetin e Vatikanit, i cili përfundon udhën e nisur vite më parë, me themelimin e Autoritetit për Informacionin Financiar. Hapa të tjera drejt transparencës janë publikimi i Raportit Vjetor për veprimtarinë e Autoritetit gjatë 2012-ës dhe publikimi i raportit vjetor të Institutit për Veprat Fetare në faqen e tij të internetit, sipas parimeve të kontabilitetit ndërkombëtar. Për këtë agjenci, Vatikani del nga grupi, ku ndodhen edhe Brazili e Polonia, e hyn në grupin, ku bëjnë pjesë edhe Japonia e Italia.








All the contents on this site are copyrighted ©.