2013-10-28 17:16:14

Papa pret Sh. T. Rrok Logu, Ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë


Sot paradite Papa Françesku priti në Pallatin Apostolik Ambasadorin e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Sh. T. Rrok Logu, me rastin e përfundimit të misionit diplomatik.
Ambasadori Logu paraqiti letrat kredenciale në shtator të viti 2006. Para kësaj periudhe ka qenë përfaqësues i Kishës Katolike pranë Komitetit Shtetëror të Kulteve, Docent në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, drejtor programesh në fusha të caktuara të Caritas-it Shqiptar, sipërmarrës dhe titullar i disa funksioneve që lidhen me profesionin e tij.
Ndër arritjet e shumta të shërbimit të tij diplomatik pranë Selisë së Shenjtë meritojnë të përmenden veçanërisht marrëveshjet që përgatiti për nënshkrim mes Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e shëndetësisë, të postave, të arkivave etj…
Në pritjen më Atin e Shenjtë mori pjesë edhe familja e ambasadorit Logu.








All the contents on this site are copyrighted ©.