2013-10-26 20:25:11

Çmimi Ratcinger. Papa Benedikti XVI bëri teologji “në gjunjë”; librat e tij rizgjojnë fenë


Librat kushtuar Jezusit, shkruar nga Benedikti XVI, krijuan mundësitë që shumë njerëz ta rizbulojnë ose ta përforcojnë fenë. Hapën, kështu, stinën e re të studimeve ungjillore. Këtë mendim shprehu sot paradite Papa Françesku, duke vlerësuar dy teologë, britanikun Richard Burridge dhe gjermanin Christian Schaller, me “Çmimin Ratcinger”.
Është hera e tretë që jepet ky çmim, i themeluar nga Fondacioni vatikanas “Joseph Ratzinger- Benedikti XVI”.









All the contents on this site are copyrighted ©.