2013-10-24 15:07:03

Programi shqip i Radio Vatikanit do të transmetohet në orën 17.30


Ndryshime në oraret e transmetimit të programit shqip të Radio Vatikanit. Deri tani, emisioni ynë është transmetuar në orën 21 në valë të mesme 1260 kHz, përmes satelitit Eutelsat në kanalin e Telepace-s dhe në internet. Është përsëritur në orën 7.20 të mëngjesit të së nesërmes. Nga dita e dielë, 27 tetor, e tutje, do të kemi një edicion të ri kryesor, i cili do të transmetohet në orën 17.30. Mbeten emisionet e mëparshme, por tani kthehen në përsëritje të këtij edicioni. Programin e orës 17.30 mund ta ndiqni në internet, por edhe në FM për Romën në valët 93.3 MHz e në radio dixhitale për të gjithë shqiptarët, që banojnë në Itali, në DAB dhe DAB+ në kanalet “RVaticana Europe dhe RVaticana Europe+”. Pra, nëse deri dje, bashkatdhetarët në Itali nuk mund të na ndiqnin në valët e radios, por vetëm përmes internetit, tani mund ta bëjnë këtë duke filluar nga e diela. Të mos shqetësohen ata, që na ndjekin përmes ritransmetimit në valët e Radio Marisë, në Shqipëri, ku nuk ka ndryshime, pra programi i gjuhës shqipe të Radio Vatikanit do të transmetohet gjithnjë në orën 21.35, siç është bërë deri tani.








All the contents on this site are copyrighted ©.