2013-10-24 16:31:03

Papa shuguron dy ipeshkvinj në Baziklikën e Shën Pjetrit


Në një kremtim solemn në Bazilikën e Shën Pjetrit Ati i Shenjtë shuguron për urdhrin ipeshkvor Nuncin Apostolik dhe Kryetarin e Akademisë Kishtare, Arqipeshkvin Giampiero Gloder, si dhe Nuncin Apostolik në Ganë Zhan Mari Shpaih.
Ipeshkvinjtë i paraqet për shugurim Imzot Luciano Suriani, ndërsa dy ipeshkvijtë bashkëshugurues janë arqipeshkvi i Strasburgut Zhan Pierr Grajé dhe arqipeshkvi i Padovës Antoni Matiaco.
Arqipeshkvi Shpaih, nga dioqeza e Strasburgut, u lind më 15 qershor 1955, u shugurua meshtar më 9 tetor 1982 dhe do të shkojë si Nunc Apostolik në Ganë.
Arqipeshkvi Gloder, nga dioqeza e Padovës, u lind më 15 maj 1958, u shugurua meshtar më 4 qershor 1983 dhe u emërua Kryetar i Akademisë Papnore Kishtare më 21 shtator 2013.








All the contents on this site are copyrighted ©.