Egjipt: sulm i armatosur kundër kishës së krishterë kopte: 4 të vdekur e 9 të plagosur
Në Egjipt dhuna sulmon përsëri bashkësinë e krishterë. Katër vetë, ndërmjet të cilëve,
dhe një vajzë 8 vjeçe, humbën jetën, ndërsa nëntë të tjerë mbetën të plagosur mbrëmë,
pas një sulmi me armë zjarri para një kishe kristiano-kopte në rrethinat e Kairos.
Gjithnjë në kryeqytet, në Universitetin e Al Azhar, dje ishte dita e dytë e ndeshjeve
ndërmjet studentëve përkrahës të Morsit dhe forcave të rendit.
Burra të armatosur
mbi një moto hapën zjarr kundër turmës, që dilte në përfundim të një kurorëzimi nga
Kisha e Zojës, në zonën e Uarak al Hadra, në rrethinat e Kairos. Para kishës mbetën
tre të vdekur e nëntë të plagosur. Tani për tani nuk njihen ende autorët e këtij krimi
të ri, por ngarja ndodhi pas kulmit të tensionit dhe të sulmeve kundër kishave të
krishtera, që pasuan shkarkimin nga detyra të Morsit nga ana e ushtrisë. Koptët, rreth
10% ndërmjet 85 milionë egjiptianëve, ishin në shënjestër të dhunës, që shpërthyen
islamistët, përkrahës të kryeministrit të shkarkuar nga detyra. Sulmet e organizuara
nga ushtarakët u mbështetën nga shumë përfaqësues të shoqërisë civile, përfshirë,
këtu, edhe vetë Papën kopt Tavadros II. E përçarjet në gjirin e shoqërisë egjiptiane
pasqyrohen edhe ndërmjet studentëve. Dje, në Universitetin Al Azhar të Kairos ishte
dita e dytë e ndeshjeve për e kundër Morsit. E ashpër, ndërhyrja e policisë, që kërkoi
t’i shpërndante të dy fraksionet me gaz lotsjellës.