2013-10-21 16:37:52

Ambasadori i ri i SHBA-së paraqet letrat kredenciale tek Papa Françesku


Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kenneth F. Hackett paraqiti letrat kredenciale tek Papa Françesku dhe filloi zyrtarisht misionin diplomatik si ambasador i SHBA.
Ambasadori Hackett ka qenë për 18 vjet Kryetar i Catholic Relief Sevices (CRS), Caritas-i amerikan, me të cilin ka punuar gjithsej për 40 vjet. Kujtojmë se kjo organizatë bamirëse e Kishës Katolike ka qenë e pranishme në Shqipëri gjatë viteve më kritike të tranzicionit.
Duke nënvizuar vëmendjen e presidentit Obama ndaj nevojës për bashkëpunim me udhëheqësit e feve për çështjet kritike me përmasa globale, ambasadori i ri tha se “Vatikani dhe Ati i Shenjtë kanë mundësi për të ndikuar pozitivisht në ngjarjet e botës, me anë të fesë, dhe se do të vijojnë të jenë partnerë të rëndësishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm.” Z. Hackett theksoi gjithashtu se gjatë kohës që ka punuar me Shërbimet Katolike të Lehtësimit, ka pasur mundësinë fatlume të lehtësonte disa nga plagët për të cilat flet Papa Françesku, si varfëria, kushtet e refugjatëve dhe emigracioni.








All the contents on this site are copyrighted ©.