2013-10-21 13:58:29

Algjeri: përurohet Bazilika e Shën Agostinit të Iponës, pas dy vjet restaurimi


U përurua Bazilika e Shën Agostinit në Annaba, Ippona e lashtë, në Algjerinë perëndimore, pas më se dy vjet e gjysëm restaurimi, që kushtoi 5 milion euro. Ndërmjet atyre, që e financuan këtë vepër, përveç autoriteteve vendase dhe ndërmarrjeve private të Algjerisë e të Francës, ishte edhe Benedikti XVI. Papa i nderit e ndihmoi veprën me një donacion personal, duke kontribuar për restaurimin e ndërtesës, dëmtuar rëndë nga shirat që nga fillimi i vitit 2000.
Në ceremoninë e përurimit, ndërmjet zyrtarëve francezë dhe algjerianë, si dhe të diplomatëve nga vende të ndryshme, ishte edhe ipeshkvi i Constantine, imzot Paul Desfarges, i cili pohoi se Bazilika është simbol i lidhjes ndërmjet tre besimeve. Saktësoi edhe se duhet të mbetet gjithnjë në shërbim të dialogut, që lidh dy brigjet e Mesdheut.
E kryer plotësisht në vitin 1909, gjatë kolonizimit francez, para se të restaurohej, Bazilika është vizituar mesatarisht nga një mijë shtegtarë të krishterë në vit e të paktën nga 18 mijë turistë e studiues.







All the contents on this site are copyrighted ©.