Shenjtërimi i Papëve Ronkali e Vojtila: mund të marrin pjesë të gjithë, pa bileta
Prefektura e Shtëpisë Papnore njofton se në kremtimin e Shenjtërimit të të Lumëve
Gjoni XXIII dhe Gjon Pali II, të diel, 27 prill 2014, pjesëmarrja do të jetë e lirë
për të gjithë ata, që do të gjejnë vend në Sheshin e Shën Pjetrit, Sheshin Piu XII
dhe në Udhën e Pajtimit, pa pasur nevojë fare për të porositur bileta.Si në raste
të tjera, besimtarëve u tërhiqet vëmendja të ruhen nga agjensitë ose veprimtarët turistikë,
që mund t’u kërkojnë para, për të siguruar biletat. Kujtohet edhe se biletat për
të marrë pjesë në audiencat ose kremtimet e kryesuara nga Ati i Shenjtë, janë gjithnjë
falas.