2013-10-20 16:39:58

Imzot Parolin nënshkruan, në emër të Papës, mesazhin e tij të parë si Sekretar i Shtetit të Vatikanit


I kushtohet shprehjes së solidaritetit e të afërsisë ndaj popullsive të Australisë, dëmtuar rëndë nga zjarre shkatrrimtare, mesazhi i parë publik, drejtuar në emër të Papës, nga imzot Pietro Parolin, sekretar i ri i Shtetit të Vatikanit.
“Ati i Shenjtë, shkruan kryeipeshkvi Parolin në mesazhin drejtuar Konferencës ipeshkvnore australiane, lutet për australianët, që humbën jetën, shtëpitë, vendet e punës e për të gjithë ata, që luftojnë e punojnë për të shuar zjarret”.
Sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij u përcjell të gjithëve edhe bekimin apostolik të Atit të Shenjtë.
Kujtojmë se pjesa jug-perëndimore e Australisë u përfshi, këto ditë, nga zjarre të shumta, që shkatërruan dhjetra shtëpi në rajonin e Maleve Blu dhe në Shtetin e Uellsit të Ri të Jugut, duke e veshur me tym të zi qiellin e Sidneit.









All the contents on this site are copyrighted ©.