2013-10-18 15:20:04

Papa priti presidentin e Kamerunit: impenjim për paqen në Afrikë


Papa Françesku priti sot në audiencë, në Vatikan, presidentin e Republikës së Kamerunit, Paul Biya. Gjatë bisedimeve, njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit, u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe, që kohët e fundit janë forcuar edhe shumë në përfundim të bisedimeve për nënshkrimin e Marrëveshjes -kuadër mbi statusin juridik të Kishës Katolike në Kamerun. Nënshkrimi i dokumentit parashikohet së shpejti.“Në këtë perspektivë, vijon nota, u vlerësua shumë veprimtaria e Kishës Katolike në shoqërinë kameruneze, posaçërisht në fushën edukative e shëndetësore si dhe në favor të paqes e të pajtimit”. Së fundi, gjithnjë sipas notës, u fol edhe mbi disa sfida, që kanë të bëjnë me Afrikën subsahariane, duke nënvizuar impenjimin kamerunez për paqen në Rajon”.







All the contents on this site are copyrighted ©.