Papa: Meshari në anglisht ndihmë për ushtrimin e meshtarisë së përbashkët
Papa Françesku priti sot “Komisionin Ndërkombëtar për Anglishten në Liturgji” (ICEL),
me rastin e 50 vjetorit të themelimit. Përfaqësinë e këtij komisioni, që bashkon përfaqësuesit
e konferencave ipeshkvore, ku anglishtja është gjuha e liturgjisë, e shoqëroi Sekretari
i Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, Arqipeshkvi Arthur
Roche. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Papa tha: “Frytet e punës suaj
kanë shërbyer për t’i dhënë formë lutjes së shumë katolikëve dhe kanë ndihmuar për
të kuptuar më mirë fenë, për të ushtruar meshtarinë e përbashkët të besimtarëve, si
edhe për përtëritjen e dinamizmit ungjillizues të Kishës. Të gjitha këto janë temat
kryesore të mësimeve konciliare”.