2013-10-17 14:59:30

Shenjtorët e 17 tetorit


Më 17 tetor përkujtohet Shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir. Qe pasardhësi i Shën Pjetrit në selinë ipeshkvnore të Antiokisë, ku u dënua me shqyerje nga egërsirat (ad bestias) për shkak të fesë në Krishtin. Gjatë udhëtimit për në Romë, ku do të derdhte gjakun për Krishtin, nën rojën e rreptë të ushtarëve që e shoqëronin, shkroi disa letra, që bëjnë pjesë në thesarin e shkrimeve të Kishës së hershme. Në të njëjtën ditë kujtohen i lumi Gilbert e i lumi Contardo Ferrini.








All the contents on this site are copyrighted ©.