Papa takohet me Abu Mazen: urgjent, rifillimi i bisedimeve izraelito-palestineze;
shqetësim i thellë për Sirinë
Papa Françesku priti sot në audiencë, presidentin e Shtetit të Palestinës, Mahmoud
Abbas, i njohur me emrin Abu Mazen. “Gjatë bisedimeve, njofton një komunikatë e Sallës
vatikanase të Shtypit , u fol për situatën në Lindjen e Mesme e, në mënyrë të posaçme,
për rifillimin e bisedimeve ndërmjet izraelitëve e palestinezëve, me urimin që ky
proces të japë frytet e dëshiruara për gjetjen e rrugëzgjidhjes së drejtë e të qëndrueshme
të një konflikti, fundi i të cilit është gjithnjë më i nevojshëm e më urgjent”. “Shqetësim
të thellë, vijon komunikata, shkakton akoma situata në Siri, ku urohet që logjikës
së dhunës t’ia zërë sa më shpejt vendin logjika e dialogut dhe e pajtimit”. Përsa
u përket marrëdhënieve dypalëshe, nënvizon komunikata e Sallës vatikanase të Shtypit,
u shpreh kënaqësia e thellë për progresin e arritur në hartimin e Marrëveshjes Globale
mbi disa aspekte themelore të jetës dhe veprimtarisë së Kishës katolike në Palestinë.Së
fundi, u fol edhe për gjendjen e bashkësive të krishtera në Territoret Palestineze
e, më në përgjithësi, në Lindjen e Mesme, duke vënë theksin mbi kontributin e madh
që japin për të mirën e përbashkët të shoqërisë.