2013-10-16 13:35:38

Shenjtorët e 16 tetorit


Më 16 tetor liturgjia përkujton Shën Hedvigën, dukeshë bavareze e shekullit XII-XIII. Fisnikëria e saj shpirtërore, që buronte nga lidhja e ngushtë me Krishtin, qe për të më e rëndësishme se fisnikëria e rangut shoqëror, të cilit i përkiste. Vëmendja e përhershme ndaj të varfërve, delikatesa amnore, me të cilën u kujdes për dy djemtë, të cilët e urrenin njëri-tjetrin, dhe dashuria bashkëshortore, stolisën me vepra të mira fenë e saj të thellë. Më 16 tetor përkujtohet edhe Shën Margarita Maria Alacoque, e njohur për përvojat mistike, në të cilat Krishti i kërkoi devocionin e veçantë ndaj Zemrës së tij të Shenjtë. Po këtë ditë përkujtohet Shën Gerardi i Majelës.








All the contents on this site are copyrighted ©.