2013-10-15 11:39:07

Kisha përkujton Shën Kalistin


Më 14 tetor Kisha përkujton Shën Kalistin I, Shën Venancin dhe Shën Dominik Loricaton. Shën Kalisti I, pasi u kthye në Romë, pas një dëbimi të gjatë në Sardenjë, u kujdes për një varrezë të krishterësh, që sot njihet me emrin Katakombet e Shën Kalistit. Në vitin 217 u zgjodh Ipeshkëv i Romës e Papë. Libri i Martirëve të Romës shkruan për të: “Pasi u torturua për një kohë të gjatë në burg, ku e lanë pa ngrënë dhe e rrahën çdo ditë, e hodhën nga dritarja e shtëpisë ku e kishin mbyllur, e mbytën në pus dhe kështu meritoi ngadhënjimin e fitores”.








All the contents on this site are copyrighted ©.