2013-10-15 11:38:29

Gregorios III për ipeshkvijtë e marrë peng në Siri: “Flitet për lirim, por nuk kemi konfirmim”


Mund të lirohen sot, në ditën e Kurban Bajramit, dy ipeshkvijtë ortodoksë të Halebit, marrë peng në Siri më 22 prill. Lajmi jepet nga gazeta libaneze “The Daily Star”, e cila citon shoqatën e përkrahjes për të krishterët sirianë në Liban. “E dinim këtë mundësi – deklaron patriku greko-melkit i Antiokisë, Aleksandrisë dhe Jeruzalemit, Gregorios III Laham – megjithëse lajmet e mëngjesit duket sikur e shtyjnë për më tej datën e lirimit. Pra, nuk ka asnjë konfirmim se do të lirohen sot”. Gjithsesi lajmërimi se mund të lirohen dy ipeshkvijtë, greko-ortodoksi Boulos al-Yazigi dhe siro-ortodoksi Youhanna Ibrahim, do të thotë se janë gjallë.







All the contents on this site are copyrighted ©.