2013-10-13 11:15:20

Pas katekizmit të djeshëm, Papa e përfundon Ditën mariane me Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit


Dhjetra mijëra njerëz mbushën, që në orët e para të mëngjesit, Sheshin e Shën Pjetrit, ku tani po ndjekin Meshën, kryesuar nga Papa Françesku, në përfundim të kremtimit të Ditës mariane, në Vitin e Fesë. Dje pasdite, gjithnjë në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë mbajti një katekizëm kushtuar Virgjërës Mari, pasi nderoi shtatoren e Zojës, ardhur me këtë rast të jashtëzakonshëm nga Shenjtërorja e Fatimës, në përkim me dukjen e Saj, më 13 tetor 1917.








All the contents on this site are copyrighted ©.