2013-10-12 17:40:29

Tweet i Papës kushtuar tragjedisë së Lampeduzës: shpesh nuk i shikojmë ata, që vdesin pranë nesh!


Një javë pas plojës së Lampeduzës, që u kushtoi jetën 339 njerëzve, mbrëmë, një fundosje tragjike në Kanalin e Sicilisë, shkaktoi viktima të reja. Bilanci, ende i përkohshëm, flet për 50 të vdekur, ndërmjet të cilëve, më se dhjetë fëmijë. Gjithnjë në ujërat e Lampeduzës, numri i emigrantëve të shpëtuar orët e fundit arrin në 400. Sot, në një tweet të ri, duke kujtuar tragjedinë e fundit në Kanalin e Sicilisë, Papa Françesku shkruan: “Mëshirë, o Zot! Shpesh herë verbohemi nga jeta jonë e rehatshme e nuk i shikojmë ata, që vdesin pranë nesh”.








All the contents on this site are copyrighted ©.