2013-10-11 14:59:34

Papa priti kryetarin e Europarlamentit, Martin Shulc. Folën për krizën, papunësinë dhe emigrantët


Papa Françesku priti sot në Vatikan kryetarin e Parlamentit Evropian, gjermanin Martin Shulc. Biseda ndërmjet tyre zgjati gjysëm ore. Në qendër, tema si varfëria, emigrantët e kultura e hedhurinave, që u mohon të rinjve punën dhe mënjanon të moshuarit e fëmijët. Shulc i dhuroi Atit të Shenjtë një album me fotografi nga vizita e të Lumit Gjon Pali II në Europarlament, 25 vjet më parë, si edhe një librec me lutje gjermane të ‘800-ës nga Akuisgrana, vendlindja e tij. Gjithashtu, i solli Papës edhe një libër mbi katedralen e Akuisgranës. Nga ana e tij, Papa Françesku i dhuroi një penë me formën e shtyllave spirale të baldakinin berninian mbi elterin e Bazilikës së Shën Pjetrit.








All the contents on this site are copyrighted ©.