2013-10-11 16:32:06

I jepet Organizatës për ndalimin e armëve kimike, Nobeli për Paqen


Çmimi Nobel për Paqen 2013 i jepet Organizatës për ndalimin e armëve kimike. Opac, që aktualisht impenjohet në shkatërrimin e arsenalit kimik në Siri. Njoftimi u dha sot, në Oslo. Në motivacionin e këtij vlerësimi të lartë, nënvizohet pikërisht se ngjarjet e kohëve të fundit, në Damask, e jo vetëm këto, vunë me forcë në dukje nevojën për thellimin e përpjekjeve lidhur me zhdukjen e armëve kimike.
Çmimi do të dorëzohet më 10 dhjetor.
E themeluar më 1997, katër vjet pas nënshkrimit të konventës kundër përdorimit të armëve kimike, Opac u njoh pak e aspak deri më 28 shtatorin e kaluar, kur, përmes rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u ngarkua me detyrën e kontrollit, në përpjekjen për shkatërrimin e arsenalit kimik të regjimit të Bashar al Asadit, deri më 30 qershor 2014.







All the contents on this site are copyrighted ©.