2013-10-10 14:36:52

Presidenti kroat Ivo Josipoviç, në bisedë më Papën, në Vatikan


Sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç, i cili u takua më pas edhe me autoritetet e tjera të Vatikanit. “Gjatë bisedimeve të përzemërta – shkruhet në notën e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – pasi u përmend tradita e gjatë katolike e Kroacisë, u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e mira dypalëshe, konsoliduar nga katër Marrëveshje, që favorizojnë bashkëpunimin ndërmjet Kishës dhe shtetit, për të mirën e përbashkët të shoqërisë kroate”.
Gjithashtu, u përmend hyrja e Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe u prekën disa tema me interes të përbashkët, duke diskutuar mbi sfidat në këtë çast të vështirë krize ekonomike. Nuk u harrua kuadri rajonal, në të cilin ndodhet vendi ballkanik, duke folur veçanërisht për gjendjen e kroatëve në Bosnjë-Hercegovinë. Së fundi, u përmendën edhe tema ndërkombëtare e u fol për kushtet e bashkësive të krishtera në botë.








All the contents on this site are copyrighted ©.