2013-10-04 16:50:22

“Migrantes” për tragjedinë e Lampeduzës: nevojitet strategji me rreze të gjerë veprimi e jo fjalë


“Mesdheu ynë vazhdon të dëgjojë britmat e dhimbjes e të presë lotët e vdekjes pas tragjedisë së fundit, që na lë një fjalë të vetme, atë të Papës Françesku: turp. E turpi në fytyrë nuk duhet të kursejë asnjë, për shkak të pandjeshmërinë që vazhdon të tregohet në të gjitha nivelet, ndaj burrave, grave e fëmijëve, që të etur për dinjitet e liri, vazhdojnë t’i vënë gjoksin rrezikut të një vdekjeje të tmerrshme, si ajo në ujrat e Lampeduzës, pikërisht dje, në një katastrofë me përmasa të papara. Është koha t’u japim fund fjalëve të rastit. Nuk jemi më përpara emergjencës, tashmë prej kohësh. Kemi të bëjmë me një sfidë, që nuk mund t’u kalohet më organizatave humanitare e bamirëse. Politika duhet të marrë përsipër përgjegjësinë, që i takon, pasi vetëm me vendime strategjike, me frymëmarrje të gjerë, mund të shmangen ditë zie, si këto që po jetojmë. Ndërsa ia besojmë mëshirës hyjnore shpirtrat e të vdekurve, shpresojmë që kjo tragjedi të mos shkojë kot, për shkak të zemrave tona të ngurtësuara”. Kështu shkruajnë në një komunikatë, ipeshkvi i Macara del Valo e delegat i Konferencës Ipeshkvnore Italiane për emrigracionin, si edhe drejtori i Zyrës rajonale kishtare për emigracionin në Siçili.







All the contents on this site are copyrighted ©.