2013-10-03 16:03:45

Nesër qyteti i Shën Françeskut pret Papën


Asizi përjeton sot vigjiljen e vizitës baritore të Papa Françeskut. Është papa i nëntëmbëdhjetë që prek tokën e Skamnorit, por i pari që mori emrin e tij dhe i dha frymën e tij papnimit të vet. Emocionet janë të shumta, priten fjalë e gjeste të forta, që japin shpresë, që ndezin besimin dhe i tregojnë udhën edhe bashkësisë qytetare. Që sonte fillojnë festimet për pajtorin e Italisë dhe kishte më se pesëdhjetë vjet që festa nuk përkonte me praninë e një Pape në Asizi.
Gazetat lokale shkruajnë në faqet e para : “Mirë se u ktheve, Françesk!” dhe në murin e sheshit të Bazilikës gjendet një parullë me shkrimin: “Papa Françesku, i thjeshtë mes të thjeshtëve”. Këtu Papa do të përqafojë të sëmurët, pastaj do të takojë të varfrit, së pari në banesën e ipeshkvit të Asizit e pastaj për drekë në mensën e Karitasit.








All the contents on this site are copyrighted ©.