Katekistët shqiptarë, në mikrofonin tonë, pas takimit me Papën Françesku
Siç ju kemi thënë edhe dje, të dashur dëgjues, në meshën e kremtuar nga Papa Françesku
për katekistët e të gjithë botës, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ishin të pranishëm
edhe një grup katekistësh shqiptarë, me në krye ipeshkvin e Sapës, imzot Lucian Avgustinin.
Ata morën pjesë në Kongresin me temë “Katekisti, dëshmitar i fesë” dhe dëgjuan të
premten, katekizmin e Atit të Shenjtë, në Sallën Pali VI, në Vatikan. Në mikrofonin
e don Marjan Palokës, disa prej tyre shprehin emocionet e takimit me Papën dhe flasin
për përgjegjësitë, që rrjedhin nga fjalët e Atit të Shenjtë…