2013-09-30 11:58:51

Gjoni XXIII e Gjon Pali II do të shpallen shenjtorë më 27 prill, në të dielën e Mëshirës Hyjnore


Sot paradite, në orën 10.00, në Sallën e Konçistorit të Pallatit Apostolik në Vatikan, gjatë kremtimit të Orës së Tretë, Papa Françesku mbajti Koncistorin e zakonshëm publik për kanonizimin e të Lumëve Gjoni XXIII dhe Gjon Pali II. Ati i Shenjtë bëri të njohur dekretin me të cilin Papa Ronkali dhe Papa Vojtila do të hyjnë në aradhen e gjatë të shenjtorëve më 27 prill 2014, të dielën e dytë pas Pashkëve, që njihet si e diela e Mëshirës Hyjnore.







All the contents on this site are copyrighted ©.