2013-09-29 14:14:38

Imzot Lucian Avgustini: i paharruar, takimi i katekistëve shqiptarë me Papën Françesku


E siç ju thamë, të dashur dëgjues, këto ditë ndodhen në Romë një grup katekistësh nga Shqipëria, me në krye ipeshkvin e Sapës, imzot Lucian Avgustinin. Ata kanë marrë pjesë në Kongresin e katekistëve, i cili filloi të enjten e kaluar, e pastaj, në veprimtaritë e tjera, duke përfshirë dy takimet me Papën Françesku: njëri, të premten pasdite, kur Ati i Shenjtë reflektoi bashkë me ta e u tha të rinisin gjithçka nga Krishti e, tjetri, sot paradite, në meshën, që mbylli kremtimet për Ditën e Katekistit në Romë. Don Marjan Paloka ishte i pranishëm, në Sallën Pali VI, të premten, gjatë katekizmit të Papës. Ftoi në mikrofon pikërisht imzot Lucian Avgustinin. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.