2013-09-24 16:07:08

Presidenti iranian në OKB


Fjalimi që do të mbajë sot presidenti iranian Rohani në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka ngjallur shumë pritshmëri. Rohani thotë se dëshiron t’i ndreqë marrëdhëniet me Perëndimin dhe fjalimi i tij, - thonë – do të ketë tone të buta, krejt ndryshe nga hakërrimet e paraardhësit Ahmadinejad, që e kërcënonte Izraelin me “fshirje nga harta”. Megjithatë, delegazioni izraelian që ka dhënë lajmin se do ta braktisë sallën sapo të marrë fjalën Rohani.








All the contents on this site are copyrighted ©.