E diel më 8 shtator, Kisha kremton të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar dhe
festën e Lindjes të Lumes së Mari Virgjër. Kjo festë te populli shqiptar njihet
me emrin ‘Zoja e Vogël’. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën
Sergjin I, papë. Të hënë më 9 shtator, kalendari kujton shën Pjetrin Klaver,
meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar; shën Gorgonin, martir Të
martën më 10 shtator, kalendari kishtar do të përkujtojë shën Nikollën
Tolentino, meshtar rregulltar agostinian; Të mërkurën më 11 shtator,
kalendari kujton shën Protin e Jacintin, martirë. Të enjten më 12 shtator,
kalendari kishtar kremton festën e Emrit të Shenjtë të Virgjërës Mari, si dhe shën
Guidon nga Brabanti e Shën Silvanin e Veronës. Të premten më 13 shtator,
kalendari kujton shën Gjon Gojartin apo Krizostomin, ipeshkëv e doktor i Kishës. Të shtunën më 14 shtator, kalendari liturgjik i Kishës kremton festën e
Naltimit të Kryqit të Shenjtë, siç njihet tek popullit shqiptar, festa e Shëna Kryqit.
Je ti, o Zot, shpëtimi jonë. I lartuar mbi drurin e Kryqit, Biri i Zotit,
Jezus Krishti Shpëtimtar, shëlbon gjithësinë dhe personat. Çdo herë që bëjmë shenjën
e kryqit, ne rrëfejmë se prej Krishtit na është dhënë të gjithëve jeta e amshuar.
Festa e Naltimit të Kryqit të Shenjtë kremton një fakt historik të epokës së perandorit
Kostandinit e nënës së tij Helenës, kur qe zbuluar mbi Golgotë në Jerusalemi Kryqi,
mjeti i vdekjes së Krishtit. Ky Kryq i Krishti gjendet në Bazilikën e Jerusalemit Të
dielën që vjen më 15 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 24-të gjatë
vitit e gjithnjë më 15 shtator kalendari kishtar përkujton festën e të Zojës së Bekuar
të Dhimshme. Në dhimbje, më ndihmo, o Zot. Martire megjithëse pa vdekur është
Maria nën kryqin e të Birit. Nga shkatërrimi e dhimbja do të vijë ngjallja; në vend
të Birit të humbur, do të ketë një mori e madhe besimtarësh në Krishtin.