2013-09-07 18:00:01

Papa: nuk mund të jemi besimtarë të vërtetë pa Jezu Krishtin


“I krishteri kurrë nuk duhet të harron se qendra e jetës së tij është Jezu Krishti”: këtë nënvizoi Papa Françesku gjatë homelisë së Meshës së Shenjtë kremtuar sot në shtëpinë Shën Marta në Vatikan. Papa Bergoglio kujtoi se duhet të lirohemi nga hamendësomi se të mund “të jemi të krishterë pa Jezu Krishtin” apo të krishterë që “ kërkojnë vetëm devocion apo përshpirtëri, por pa Jezusin”. Tërë homelinë e Meshës së sotme Papa ia kushtoi Jezusit si qendër e jetës së një të krishteri. “Jezusi – tha – është qendra. Jezusi është Zotëria”. E megjithatë, konstatoi, kjo fjalë jo gjithmonë kuptohet mirë, “nuk kuptohet shumë lehtë”. Jezusi, pohoi Papa, “nuk është një zot i këtillë apo i atillë”, po “Zoti, i vetmi Zot”. Ai pra është qendra që “na rilindë e mbi Të rrënjosemi”, ky është Zoti: “qendra”. Farisenjtë për të cilët flet Ungjilli i sotëm, vërejti Papa, e vendosnin “qendrën e religjiozitetit të tyre mbi shumë urdhra”, E edhe sot, “nëse Jezusi nuk është në qendër, do të jenë sendet tjera”. Ja se pse atëherë “takojmë shumë të krishterë pa Krishtin, pa Jezusin”:
“Për shembull, ata të cilët e kanë sëmundjen e farisenjve e janë të krishterë që jetën e tyre, religjiozitetin e tyre e vendosin apo mbështesin në shumë urdhra: në shumë...Ah’, më duhet të bëj këtë, më duhet të bëj këtë, më duhet të bë këtë...’. Të krishterë të sjelljeve...’Po pse e bënë këtë?’ – ‘Jo: duhet bërë!’. ‘Po pse?’ – ‘Ah, nuk e di, po duhet bërë’. E Jezusi, ku është?’ Një urdhër është i vlefshëm vetëm nëse vjen nga Jezusi: unë bëj këtë sepse Zoti dëshiron që unë ta bëjë këtë. Por pasi që unë jam i krishterë pa Krishtin, e bëj këtë e nuk e di se pse duhet ta bëj”.
Ka, shtoi Papa – “të krishterë tjerë pa Krishtin: ata që kërkojnë vetëm devocion – përshpirtëri”, “por Jezus nuk ka”. “Nëse devocionet tua të sjellin tek Jezusi – tha Papa – atëherë është puna në rregull. Por nëse ti mbetesh aty, diçka nuk shkon siç duhet”. Pastaj ekziston, vijoi, “një tjetër grup i të krishterëve pa Krishtin: ata që kërkojnë gjëra të rralla, pak si të veçanta, që shkojnë pa dëftimeve private”, ndërsa Dëftimi i Hyjit ka përfunduar me Besëlidhjen e Re. Papa kujtoi se në këta të krishterë ekziston dëshira për të shkuar “në spektakël të dëftimit, për të dëgjuar gjëra të reja”. “Por – tërhoqi vërejtjen duke u drejtuar të tillëve – mos harro të marrësh Ungjillin”. Thotë Bergoglio se nëse nuk arrijnë të “adhurosh Jezusin, diçka të mungon. Një rregull, një shenjë. Rregullorja është: jam i krishterë i mirë, jam në rrugën e besimtarit të mirë e bëj atë që vjen prej Jezusit dhe bëj atë që më sjell tek Jezusi, sepse Ai është qendra, themeli. Shenja është: unë jam i aftë të adhuroj; adhurimi. Kjo uratë e adhurimit para Jezusit. Hyji na bënë të kuptojmë se vetëm Ai është Zot, është i vetmi Zot. E na jep edhe hirin për ta dashur shumë, për ta ndjekur pas, për ecur asaj udhe që Ai na ka mësuar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.