2013-09-02 14:37:27

Papa Françesku priti ambasadorin e ri të Malit të Zi


Papa Françesku priti sot paradite në audiencë ambasadorin e ri të Malit të Zi pranë Selisë së Shenjtë, Veselin Shukoviç, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Kujtojmë se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Vatikanit e Malit të Zi janë vendosur me 16 dhjetor 2006, me qëllim që të nxisin raporte miqësore e bashkëpunimi.
Me 19 qershor 2006 Selia Shenjte ka njohur zyrtarisht Republikën e Mali të Zi, shkëputur nga Unionin Serbi e Mali i Zi, e më parë të dyja bënin në federatën e Jugosllavisë.
Aktualisht në Malin e Zi janë dy dioqeza katolike: kryedioqeza e Tivarit, me afër 11.500 besimtarë, kryesisht shqiptarë, 19 famulli kishtare, 12 meshtarë e 34 rregulltare; e dioqeza e Kotorrit, me afër 10.000 besimtarë, kryesisht kroatë, 23 famulli, 15 meshtarë e 31 rregulltare. Dy ipeshkvijtë katolikë të Malit të Zi bëjnë pjesë në Konferencën Ipeshkëvnore Katolike Ndërkombëtare të Shën Çirlit e Metodit.







All the contents on this site are copyrighted ©.