2013-09-01 12:31:40

Papa: “Kurrë më luftë! 7 shtatori ditë lutje e agjërimi për paqen në Siri e në botë


Të dashur vëllezër e motra, mirëdita!
Sot, të dashur vëllezër e motra, dua të shpreh britmën që lartohet nga çdo anë e tokës, nga çdo popull, nga zemra e çdonjërit, nga familja e vetme e madhe që është njerëzimi, plot shqetësim gjithnjë rritje : është klithmë e paqes! Britmë që thotë me forcë: duam një botë paqësore, duam të jemi burra e gra të paqes, duam që në këtë shoqëri tonën, të shkatërruar nga ndarjet e konfliktet, të shpërthej paqja; kurrë më luftë! Kurrë më luftë! Paqja është dhuratë tepër e çmuar, që duhet promovuar e mbrojtur.
Jetoj me vuajtje e shqetësim të veçantë kaq shumë situata konfliktesh që janë këtë tokë tonën, por, këtyre ditëve, zemra ime është thellësisht e lënduar nga ajo që po ndodh në Siri dhe shqetësohet për zhvillimet dramatike që po hamendësohen.
Bëjë Thirrje të fortë për paqe, një Thirrje që buron nga thellësia e qenies sime! Sa vuajtje, sa shkatërrim, sa dhimbje ka sjell e sjell përdorimi i armëve në atë Vend të sfilitura nga dhuna, posaçërisht në popullsinë civile të pambrojtur! Të mendojmë sa shumë fëmijë nuk do të mund të shohin dritën e së ardhmes! Me vendosmëri të veçantë dënoj përdorimin e armëve kimike: ju them se ende i kam të fiksuar në mënyrë të pashlyeshme në mendje e në zemër pamjet e tmerrshme të ditëve të kaluara” Ekziston gjyqi i Zotit e edhe gjyqi i historisë mbi veprimet tona, gjykim të cilit nuk t’i ikësh! Nuk është përdorimi i dhunës që sjell paqen. Lufta thërret luftën, dhuna thërret dhunën!
Me gjithë forcën time, u kërkoj palëve në konflikt ta dëgjojnë zërin e ndërgjegjes personale, të mos mbyllen brenda interesave vetjake, po të shikohen e konsiderohet tjetrit si një vëlla dhe të ndërmerret me guxim e vendosmëri udha e takimit dhe e negociatave, të tejkalohet kundërshtimi i verbër.
Po me të njëjtë forcë nxis Bashkësinë Ndërkombëtare të bëjë çdo përpjekje për të promovuar, pa humbur më kohë, nisma të qarta për paqen në atë Komb, nisma të mbështetura mbi dialogun e negociata, për të mirën e mbarë popullsisë siriane.
Të mos kursehet asnjë përpjekje për të garantuar asistencën humanitare ndaj atij që është goditur nga ky konflikt i tmerrshëm, në mënyrë të veçantë të pastrehët në Vend, të dëbuarit e refugjatët të strehuar në Vendet fqinje. Punëtorëve humanitarë, të imepnjuar në lehtësimin e vuajtjeve të popullsisë, le t’u sigurohet mundësia për të sjell ndihmën e nevojshme kudo kërkohet.
Çka mund të bëjmë ne për paqen në botë? Siç thoshte Papa Gjoni XXIII: të gjithëve u takon detyra e rishqyrtimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të bashkëjetesës në drejtësi e në dashuri (letr. Enc. Pacem in terris (11 pril 1963).
Një zinxhir plot angazhim për paqe le t’i bashkoj të gjithë burrat e gratë vullnet mirë! Është kjo një thirrje e fuqishme që i drejtoi mbarë Kishës Katolike, po të cilën ia drejtoi të gjithë të krishterëve të bashkësive tjera, burrave e grave të çdo Feje e edhe atyre vëllezërve e motrave që nuk besojnë: paqja është një e mirë që kalon çdo dallim e pengesë, sepse është e mira e mbarë njerëzimit.
Po përsëris me zë të lartë: nuk është kultura e ndeshjes, kultura e konfliktit ajo që ndërton bashkëjetesën në popuj e ndërmjet popujve; por kultura e takimit, kultura e dialogut; kjo është rruga e vetme për paqe.
Për ketë, kam vendosur të shpall për mbarë Kishën, 7 shtatorin e ardhshëm, vigjiljen e festës së Lindjes së Marisë mbretëreshë e paqes, një ditë agjërimi e lutjeje për paqen në Siri e në Lindje të Mesme dhe në mbarë botën”. Kështu tha Papa sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të mbushur përplot me besimtarë e shtegtarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës
“I ftoj t’i bashkohen kësaj nisme, në mënyrën që e konsiderojnë më të përshtatshme – shtoi Papa Bergoglio – vëllezërit e krishterë jo katolikë e ata që i përkasin feve tjera”.
“Më 7 shtator në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan – vijoi Papa Françesku -, këtu pra, nga ora 19 deri në ora 24, do të mblidhemi në lutje në shpirtin e pendesës për t’i kërkuar Zotit këtë dhuratë të madhe për kombin e dashur sirian”. “Njerëzimi – shtoi Papa – ka nevojë t’i shoh gjeste të paqes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.