2013-08-28 16:41:05

Papa të rinjve të Piaçencës: ndërtoni me guxim botën e bukurisë, të mirësisë e të vërtetësisë


“Ndërtoni botën e bukurisë, të mirësisë e të vërtetësisë”: për këtë i nxiti sot pasdite Ati i Shenjtë 500 të rinj të dioqezës italiane të Piaçenca-Bobio-s, që shtegtuan drejt Bazilikës së Shën Pjetrit, ku u takuan me Papën Françesku. Takimi, me temë “Mbi këtë gur” u kremtua në kuadrin e Vitit të Fesë.
Ishte një nga etapat kulmore, që pasoi një mori etapash të tjera, përshkuar nga të rinjtë. Gjatë takimit, të rinjtë i dëshmuan edhe një herë pasardhësit të Shën Pjetrit besnikërinë e tyre ndaj fesë katolike, ndaj Kishës, ndaj Papës. Takim prekës, i gëzueshëm, më i bukuri gjatë ecjes nëpër shtigjet e fesë. Takim me atë, që të rinjtë e quajnë “Shumë i dashuri Papa Françesku”. E me sytë lartuar drejt qiellit, drejt Zotit Jezus, me bindjen se Ai është i pranishëm në Kishën e tij, përmes figurës së papës.








All the contents on this site are copyrighted ©.