2013-08-27 16:52:15

Konferencë mbi të rinjtë në Parlamentin Evropian organizuar nga Kisha katolike


Më 4 shtator në Bruksel, në selinë e Parlamentit evropian, duke u nisur nga ora 14.00, do të mbahet Konferenca e organizuar nga Komisioni i Ipeshkvijve të Bashkësisë Evropiane (Comece) për t’iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve e për t’i bërë ballë kërkesave të tyre. Takimi do të ketë për temë “Krijimi i mundësive të reja për të rinjtë”. Ndër temat që do të trajtohen gjatë këtij takimi janë: papunësia në rritje, ndryshimet e shpejte të kushteve të jetës dhe plakja e popullsie: për të gjitha këto sfida që shoqëria i ka para vetes do të bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhjeje të mundshme e të pranueshme.
Takimi në selinë e Parlamenti evropian, mbështetet nga europarlamentarët Thomas Mann e Patrizia Toia, dhe realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Stifung, rrjeti Juventus dhe Don Bosko International. Punimet do të ndahet në tri momente që pasojnë nga një hyrje mbi situatën e të rinjve në tregun e punës dhe pasojat shoqërore; do të ballafaqohet kriza e punësimit dhe përmes një reflektimi do të shqyrtohen edhe kushtet e domosdoshme që lypen për të garantuar pjesëmarrjen dhe përfshirjen e të rinjve në shoqëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.