Më 23 gusht, kalendari kishtar mes shume shenjtorësh, përkujton shën Rozen, virgjër,
rregullltare domenikane e urdhrit të tretë nga Lima e Perùsë së Amerikës Latine. Roza
lindi më Lima më 20 prill 1586 në një familje fisnike me prejardhje nga Spanja. Ishte
e 10.ta prej 13-të fëmijëve. Emri i saj i pagëzimit ishte Izabela e quajtur Trëndafill
për nga bukuria. Është shenjtëresha e parë e kontinentit amerikan. Shën Roza e
Limes qe shembull i jetës së krishterë, jetoi më thjeshtësi në pendesë e në lutje
të pareshtur. E regjistruar në Urdhrin e Tretë domenikan, Roza diti të mbante e të
kultivonte gjithmonë qetësinë shpirtërore të jashtëzakonshme edhe ndër sprova të rënda
që e shoqëruar jetën e saj, duke imituar kështu Jezu Krishtin e varfër e të Kryqëzuar. Shën
Roza nga Lima, kishte një devocion të posaçëm ndaj Virgjërës Mari e kështu punoj e
iu lutë Hyjit për rritjen e përforcimin e Kishës sidomos ndër Indianë të Amerikës.
Në shtëpi të prindërve, Roza përgatiti një lloj spitali apo vend strehimi për
të varfrit e nevojtarët, ku asistonte fëmijë e të moshuar të braktisur, posaçërisht
ata me prejardhje indiane. Prej vitit 1609 Roza vendosi të mbyllej qeli prej dy metrash
katror, të ndërtuar në kopshtin e shtëpisë së familjes së vet, nga e cila Roza dilte
vetëm për kremtimet fetare e ku kalonte pjesën më të madhe të ditës duke u lutur e
përforcuar kështu bashkimin e ngushtë me Zotin. Në lutje e meditime të Fjalës
së Zotit, Roza pati edhe vegime mistike. Në vitin 1614 u detyrua të transferohej në
shtëpinë e Maria Ezateguit, një gruaje fisnike, ku edhe vdiq pas tri vjetësh, e këputur
prej sakrificave të mëdha. Ishte 24 gusht i vitit 1617, festa e shën Bartolomeut Apostull.