2013-08-23 18:31:45

Kardinali Skola në qytetin e Kostandinit për 1700 vjetorin e Ediktit të Milanos


Kryeipeshkvi i Milanos, kardinali Anxhelo Skola, do të jetë më 20 e 21 shtator në Nish të Serbisë, për të marrë pjesë në kremtimet e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos, dokument i rëndësishëm për tolerancën fetare nënshkruar në vitin 313 nga perandori romak Kostandini, me prejardhje pikërisht nga Nishi. Kardinali do të mbërrijë në qytetin serb më 19 shtator, të nesërmen do të takohet me Patrikun ortodoks serb, Irinej dhe me presidentin e vendit, Tomisllav Nikoliç. Papa Françesku, duke caktuar kardinalin Skola si të dërguarin e tij në kremtime, i ka dhënë me vete edhe një letër, me anë të së cilës shpreh vlerësimin e tij për Serbinë dhe për të gjithë ata, që marrin pjesë në përkujtimin e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos, në Nish. Papa, siç deklaroi në një konferencë shtypi kryeipeshkvi i Beogradit, imzot Stanislav Hoçevar, dëshiron të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të favorizuar bashkimin ndërmjet kishave të lindjes e atyre të perëndimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.