2013-08-23 18:20:34

Fillon Triditëshja e përgatitjes për Ndjesën Çelestiniane në Akuila të Italisë


Filloi sot në Akuila të Italisë, Triditëshja e përgatitjes për Ndjesën Çelestiniane, rit që ka të bëjë me zgjedhjen në fronin e Shën Pjetrit të Papës Çelestini V (Pietro Angeleri, 1215-1296). Riti i vendosjes së tiarës në kokën e Papës Çelestini V, kujtimi i të cilit ka mbërritur në edicionin e 719-të, është kremtuar në kishën e Zojës së Kolemaxhos më 29 gusht 1294, festë liturgjike e Shën Gjon Kryeprerit. Për të shtuar devocionin ndaj shenjtit, Papa nënshkroi të ashtuquajturën “Bulë e Ndjesës”, e cila u jepte ndjesën e plotë atyre që, pas rrëfimit e pendimit për mëkatet, do të shkonin në Bazilikën e Kolemaxhios në periudhën nga Mbrëmësoret e 28 gushtit në perëndimin e 29 gushtit. Themelohej kështu Festa e Ndjesës, apo e Faljes. Çelestini V është një nga rastet e papëve, që kanë abdikuar nga roli i tyre në Kishën Katolike e ndoshta, jo më kot, Papa i nderit Benedikti XVI pati shkuar në Sulmonë, më 4 korrik 2010, për të nderuar reliket e shenjtit, i cili dha dorëheqjen për të mirën e Kishës Katolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.